2004.- 2008.

Në fund të vitit 2004 organizatat me kultur të pavarur në zonen e ish Jugosllavisë së bashku me shoqatën  Klubtura / bashkësitë Clubtura nga Zagrebi kanë filluar me projektin-pilot dhe me një program të gjatë i quajtur Iniciativa Rajonale e bashkësive Clubture. Përmes shoqatave të ndryshme, duke punuar së bashku dhe gjatë shkëmbimit të programave, kjo iniciativë ka bashkuar më shum së njëqind organizata nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia dhe Sërbia. Projekti-pilot për shkëmbim dhe bashkëpunim në rajon është përgatitur dhe realizuar nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe përmes tij është krijuar një platformë bashkëpunimi mbi parimet të njejta në të cilët janë krijuar bashkësitë Clubture në Kroaci. 

Në fazën e parë të projektit-pilot, nëntëmbëdhjetë organizata janë angazhuar në tetë projekte të ndryshme në të cilat janë organizuar tridhjetë e tre ngjarje publike në të gjitha këto vende. Janë arritur rezultate në zonen e bashkimit të organizatave, shpërndarjes e përmbajtjes kulturore në mjedise të ndryshme dhe para publikave të ndryshme. Përmes platformës në fazen-pilote nga 2006.-2007. janë realizuar tëte programe të ndryshme për bashkëpunim:

  • Explicit Music Session, programi eksperimental muzikor cilin e kanë zbatuar bashkë Instituti Multimedial [mi2] nga Zagrebi dhe Chinch nga Beogradi.
  • Device Art, ka promovuar artin cilin e kanë frymëzuar teknologjitë e reja dhe e kanë zbatuar KONTEJNER – Zyra e praktikës e artit bashkëkohor nga Zagrebi, O3ONE nga Beogradi dhe Galera Kapelica nga Ljubjana.
  • Programi The Fama është bazuar ne praktikën bashkëkohore të arteve e kryera dhe e kanë zbatuar Qendra për artin dramaturgjik – QAD nga Zagrebi, Maska nga Ljubjana dhe Teoria që Ecë – TqE nga Beogradi.
  • Ide e vjedhur, programi cili ka promovuar bashkëpunimin e artistëve vizuale nga Kroacia dhe Sërbia e kanë organizuar Galeria Moqvara / Bashkësia për zhvillimin e kulturës – BZK në Zagreb dhe Remont nga Beogradi.
  • Electronic.Pact.2005.Tour ka promovuar muzikën elektronike dhe e kan zbatuar [mamatronic] – Instituti Multimedial [mi2] nga Zagrebi me partnerët: KUD Kataman nga Ljubjana dhe iniciativen  Belgradeyard Soundsystem / Dis-patch nga Beograd.
  • Koalicioni e bashkësisë të rinjve – KBR nga Spliti me partnerët Qendra ndërkombëtare për fëmijët dhe të rinjtë Sarajeva e Re nga Sarajeva dhe Bashkësia KUD nga Ljubjana kanë zbatuar programin që quhët  S—S dhe në cilin janë lidhur skena kulturore e pavarur të Splitit dhe Sarajevës.
  • Agjencia për informim – AGI nga Osijeku dhe Digital Culture nga Subotica e kanë zbatuar  programin Platformë Rilindje – Hapi 2 në të cilin janë organizuar përmbajtjet të ndryshme në pjesët të  aktivizmit ekologjik dhe kanë mundësuar shkëmbimin e skenave të pavarur të qytetëve Subotica dhe Osijeku.  
  • Human Rights Film Festival / Festivali i filmit për të drejtat njerezore – Platformë Rajonale kanë zbatuar së bashku Shoqatën për zhvillimin e kulturës – SHZHK dhe Insitutin Multimedial [mi2] nga Zagrebi dhe Zona e lirë  / B92 nga Beogradi.

Pervëç partnerëve të përmendur kanë marrë pjesë dhe organizatat e tjera në qytete. Ngjarjet publike janë ndodhur ne nëntë qytete në shtetet e rajonit: Zagreb, Vallpovo, Dubrovnik, Split (Kroacia); Beograd, Subotica (Sërbia); Sarajeva, Mostar (Bosnje dhe Hercegovina) dhe Ljubjana (Sllovenia).

Zbatimi i programëve-pilot kap pjesën e përmbajtjeve të ndryshme, formave të organizimit dhe kufizimet gjeografike.  Duke punuar së bashku në platformën, organizatat kanë zhvilluar potencialin bashkëpunues ose kanë përmirësuar bashkëpunimin ekzistues. Kështu janë transferuar vlerat dhe parimet të lidhjes e programit të cilat janë ngjall për herë të pare në praktikët e organizatave nga shtetet e ndryshme. Përmes shkëmbimit të informatave, njohurive, aftësive dhe freskimit të ideve me kontributin nga mjedisave të ndryshme, Iniciativa Rajonale Clubturea ka inkurajuar për veprim proaktiv në mjediset locale dhe ka inspiruar mbledhjen e individëve të tjerë dhe organizatave kulturore në platformë. Pavarësisht entuziazmit e organizatave të mbledhura, aktivitetet për shkëmbimin e programave dhe bashkëpunimi nuk janë zbatuar për shkakë të pengesave financiare ndërkombëtare dhe të brendshme . Domethënë mbështetja për bashkëpunimin rajonal nuk ishte prioriteti i shteteve të rajonit në periudhen mas luftës, ndërsa institucionet donatore ndërkombëtare dhe organizatat janë fokusuar në tjera pikat kritike në botë.

2008.-2012.

Nga viti 2008 lidhja fokusohet në veprimin e përbashkët për vendim-bërësit për të avokuar ndryshime positive dhe zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të bashkëpunimit në skenen e pavarur kulturore në rajon dhe për BE. Nga 2009. deri në 2011. është zbatuar procesi publik i konsultimit i quajtur Exit Europe. Ngjarja qendrore në process ishte konferenca ndërkombëtare Exit Europe – gjeografia e re kulturore, cila ka marrë pjesë në Zagreb në Nëntor të vitit 2009. Ajo u parapri nga dy ngjarje para-konferencore në Sarajevë dhe Shkup në Tëtor të të njëjtit vit. Në ato ngjarje janë diskutuar proceset paralele për definimin e politikave kulturore evropiane dhe zgjerimi i Bashkimit në zonën e rajonit nga perspektiva e skenes e pavarur kulturore. Rezultati i dukshëm i përpjekjeve të përbashkëta ishte i lidhur me hartimin dhe mbrojtjen e  Dokumentit e pozites, cili ishte për vendim-bërësit në nivelin e BE dhe nivelin kombëtar dhe local. Skena kulturore e pavarur me këtë ka treguar për nevojën për të adoptuar masa me cilat ishte stimuluar zvhillimi kulturor të shteteve në rajon dhe ishte përmirësuar riintegrimi në një hapësirë të përbashkët evropian. Gjithashtu rekomandimet kanë ofruar promozimet konkrete të cilat kishin mundësuar zhvillimin e kultures të pavarur dhe stimuluar realizimin e projekteve të përbashkëta si dhe partneritete të qëndrueshme në mes të organizatave në rajon dhe me partnerët nga pjesat të tjera e Evropës. Në Shtator të vitit 2011 është botuar një publikim në shumë gjuhë Exit Europe – gjerografia e re kulturore, libra cila zonën e ndikimit të skenes kulturore e pavarur e krahasonë me kontekstin kulturor dhe social. Në këtë libër gjindët zhvillimi i skenave kulturore në 5 shtete të ndryshme si dhe vështrimi i gjerë të zhvillimit e bashkëpunimit kulturor rajonal ndër organizatave të pavarur. 

Në të njëjtën periudhë të 2011. u mbajt konferenca ndërkombëtare  “Facing the Past. Creating the Future” cilen e kan organizuar Fondi për shoqëri të hapur dhe Programi kulturor Zviceran për Ballkanin perëndimor në Sarajevë. Kjo ngjarje ka mbledhur shumë punëtor dhe aktivista të kultures nga shtetet e rajonit që janë interesuar për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal si dhe organizatat aktive në kuadër të platformës joformal. Përfaqësuesit e organizatave të mbledhura kanë vendosur së bashku që është e nevojshme për të arritur një kuadër stabil, afatgjatë dhe të qëndrueshëm për bashkëpunim të organizatave të pavarur kulturore nga shtetet e ish Jugosllavisë cilat mund të zhvillojnë praktika artistike bashkëkohore dhe të reja, diskursin kritik i publikut dhe modelet krijuese të organizatave. Këtë ide e ka  mbështet shumica e pjesëmarrëve në konferencë si dhe grupin cila e ka stimuluar konferencën. Organizatat kanë vazhduar të punojnë për zhvillimin të kësaj ide dhe pas konferencës dhe janë mbledhur në Grupin punëtor joformal për të arritur vendimin e parimeve të aktivitetit dhe mënyrën e krijimit të  platformës e ardhshme për bashkëpunimin rajonal. Në pjesën e pare të 2012. është definuar struktura e përgjithshme të platformës e ardhshme, hapat në procesin e zhvillimit dhe elementet themelore të modelit e bashkëpunimit.